Çmimi i energjisë, prodhuesit e bukës: 8.5 lekë për kilovat ose protesta e rritje çmimesh

Tuesday, 03 July 2018 08:32

Prodhuesit e bukës, pastiçerive dhe brumrave i kanë kërkuar qeverisë që të ulë çmimin e energjisë elektrike nga 14.5 lekë në 8.5 lekë për kilovat/orë për subjektet që prodhojnë dhe tregtojnë bukë dhe ëmblësira.

Shoqata që përfaqëson këtë grup interesi, propozimin ia ka bërë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, pasi e kanë të pamundur që të paguajnë faturën e energjisë, në dy pjesë: Njërin matës për prodhimin e bukës dhe tjetrin për prodhimin dhe ruajtjen e ëmbëlsirave.

Këtë të hënë u mblodhën më shumë se 100 prodhues buke dhe ëmbëlsirash, të cilët kanë qenë njëzëri për lënien me 8.5 lekë për kilovat/orë të energjisë, nga 14.5 lekë që është caktuar nga autoritetet për ata që prodhojnë e tregtojnë bukë, por kanë në dyqanet e tyre edhe frogoriferë ëmbëlsirash apo produktesh të tjera.

“Ne si Shoqatë e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave, i kërkojmë qeverisë që të lërë me 7.6 lekë për kilovat/orë çmimin e energjisë për prodhuesit dhe tregtuesit e bukës, 8.5 lekë çmimin e energjisë për furrat që prodhojnë e tregtojnë bukë, por edhe ëmbëlsira” deklaroi Gëzim Peshpia, kreu i kësaj shoqate.

Por, në takimin e mbajtur me furrtarët që prodhojnë bukë në furrat e bukës, këta të fundit kanë kërkuar nisjen e protestave, për t’i bërë presion qeverisë që të lërë 8.5 lekë për kilovat/orë çmimin e energjisë që ata shpenzojnë, për të prodhuar e tregtuar bukën, por edhe ëmbëlsirat.

Ali Dedolli, administratori i furrave të bukës Alna, tha në takim, se prodhuesit e bukës nuk kërkojnë lëmoshë, por të drejtat e tyre.

Ai me zë të lartë ka kërkuar nisjen e protestave, pasi në të kundërtën ata do të falimentojnë, nëse çmimi i energjisë do të jetë kaq i lartë për ushtrimin e këtij aktiviteti.

“Ne nuk kërkojmë mëshirën e askujt. Ne duam që t’iu shërbejmë qytetarëve, por pa shkelur mbi veten tonë. Është e papërballueshme çmimi i energjisë me 14.5 lekë për kilovat orë. Nëse vijojmë kështu, ne jemi të falimentuar. Prandaj, propozoj që të nisim protestat dhe të mbyllim aktivitetin tonë për një ditë. Atëherë qeveria dhe institucionet do të mund të shohin se çfarë ndodh” tha Dedolli.

Ndërsa një tjetër prodhues, propozoi edhe rritjen e çmimit të bukës, për të përballuar koston e lartë të çmimit të energjisë.

“Përveç protestave, unë propozoj edhe rritjen e çmimit të bukës. Nuk mundemi më të përballojmë kosto kaq të lartë, kur shumica prej nesh kemi borxhe nëpër fabrikat e miellit, kemi kredi në banka, kemi punonjës për të paguar e siguruar, kemi taksat e bashkisë shumë të larta etj” tha njëri prej tyre.

Të të njëjtit mendim kanë qenë edhe furrtarët e tjerë, por shoqata vendosi që fillimisht të bëjë kërkesën zyrtare pranë institucioneve përkatëse, për lënien 8.5 lekë të çmimit të energjisë për ata që prodhojnë e tregtojnë bukë por edhe ëmbëlsira.

Modifikuar më Tuesday, 03 July 2018 16:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...