Këmbimi valutor, ngrijnë vlerat e monedhave kryesore – Euro fiksohet ne125.5 lekë

Tuesday, 03 July 2018 10:00

Treshja kryesore e valutave të huaja që këmbehen në vendin tonë kanë qëndruar të pandryshuara në raportet e tyre me lekun, krahasuar me vlerat e 24 orëve më parë. Kjo përgjumje e dinamikës së tregut vendas të këmbimit valutor bën që leku të vijojë të mbetet në kuotën e 125.5 lekëve në blerje dhe 126.5 lekëve në shitje. Madje që prej mesditës së djeshme, luhatjet në kursin mes dy valutave janë stabilizuar duke qëndruar në kufijtë e 0,03 lekëve.

Euro ka arritur të stabilizohet edhe në arenën ndërkombëtare, pas lajmit se partnerët e koalicionit të Merkel në Gjermani kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet. Kjo ka shkaktuar një rënie të lehtë të dollarit amerikan ndaj valutës së përbashkët europiane.

Dollari në tregun vendas sot këmbehet për 107.8 lekë në blerje dhe 108.5 lekë në shitje, ku i vetmi ndryshim është rënia e lehtë në kursin e shitjes me 0.2 lekë për njësi.

Në mënyrë të njëjtë ka lëvizur edhe vlera e paundit britanik, i cili qëndroi i pandryshuar në 141.8 lekë në blerje, por ra në 142.5 lekë në shitje.

Dollari australian u rrit lehtë me 0.1 lekë për njësi dhe tashmë ndodhet në nivelin e 79.4 lekëve. Ndërkohë, dollari kanadez dhe franga zvicerane kanë rënë të dyja, përkatësisht me 0.1 lekë për njësi dhe 0.4 lekë për njësi.

Modifikuar më Tuesday, 03 July 2018 16:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...