Neglizhenca e shtetit kundrejt tyre i ka detyruar minatorët e Korçës të protestojnë sot para Prefekturës. Ata kanë shprehur shqetësimet e tyre për mos marrjen e statusit si dhe kanë deklaruar se pensioni që marrin nuk iu del as për ilaçe pasi ndodhen në kushte të vështira financiare. Minatorët kanë pohuar gjithashtu se do të vazhdojnë protestat deri sa çështja e tyre të zgjidhet nga shteti i cili i ka lënë në harresë.
“Prej 91-shit nuk po marrim statusin. Qeveria të na japë të drejtat që na takojnë. Pensioni që marrim nuk na del as për ilaçe. Kemi bërë punë të vështirë. Shteti na ka lënë pas dore. Do vijojmë protestat deri sa të gjejmë zgjidhje. Arroganca e qeverisë është e papranueshme. Shteti na ka shpallur luftë, nuk po na përkrah në kërkesat tona. Kemi punuar nëntokë për dekada. Pensioni është qesharak”, kanë thënë minatorët.
Janë mbi 3 mijë minatorë në Qarkun e Korçës që presin të marrin statusin.