Një termet i fuqishëm ka goditur ditën e sotme Shqipërinë, ku më shumë është ndjerë në Tiranë.
Lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe kanë zgjatur, çka ka bërë që qytetarët të dalin në rrugë për të qenë më të sigurtë.
Po ashtu, në disa foto të publikuar në media duket se edhe punonjësit e Kryeministrisë kanë lënë zyrat për të dalë në rrugë.
Po ashtu, edhe punonjës të tjerë të administratës janë parë në rrugë, ndërsa tërmet ka qenë 4.9 ballë.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar.