Ka marrë fund edhe odiseja e gjatë e procesit gjyqësor ndaj deputetit, Tom Doshi, i cili më në fund ka marrë pafajësinë nga Gjykata e Tiranës.
Deputeti Doshi është liruar nga akuzat dhe tashmë nuk ka proces të hapur me drejtësinë shqiptare.
Gjykata e Tiranës vendosi që deputeti Doshi është i pafajshëm për akuzën që rëndonte mbi të “kallëzim i rremë”.