Zbardhen dëmet e tërmetit, ka edhe shtëpi të shkatërruara

E mërkurë, 04 July 2018 12:41

Zbardhen dëmet e shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.1 dhe epiqendër në Durrës.

Lëkundjet e forta u ndjenë në të gjithë vendin, duke shkaktuar panik dhe frikë, aq as banorët lanë çdo gjë dhe dolën në rrugë për të shmangur më të keqen.

Fatmirësisht, nuk pati dëme në njerëz, por vetëm pasoja materiale.

Kështu, në Tiranë është plasaritur muri i sallës ku zhvillohen mbledhjet e Komisionit të Ekonomisë.

Në Elbasan raportohet se janë çarë muret e një pallati, ndërsa në Durrës janë dëmtuar dy banesa private. Në Thumanë të Krujës është shembur totalisht një banesë, ndërsa në një pallat në qytet ka patur çarje. Kurse në qytetin e Laçit janë shënuar vetëm thyerje xhamash në disa banesa.

Prefektja e Durrësit, aty ku ishte edhe epiqendra e tërmetit, Rolanda Nasta konfirmoi zyrtarisht se nuk ka asnjë të lënduar .

Ndërkohë, inspektorët janë ende në terren për të verifikuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i paradites së sotme.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...