56 ditë pas premtimit të pambajtur/ Pampuri nga Thumana: Rama nuk punon, ai bën show me fatkeqësinë

E Enjte, 04 June 2020 16:59

Ish-deputetja demokrate, Oriola Pampuri, nga Thumana ku ndodhej sot, ka bërë të ditur edhe njëherë gënjeshtrat e Ramës para banorëve të dëmtuar nga tërmeti.

Sipas Pampurit, sot jo vetëm nuk ka drejtësi për humbjen e jetëve, por vazhdon ende të mashtrohet si në rastin ku Rama tha se brenda 6 ditëve do të pastrohen të gjitha mbetjet dhe gjithçka do ti shkojë normalitetit.

‘Të dashur qytetarë!

Këtu jemi në Thumanë, ku për fajin e qeverisë humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit, 22 qytetarë. Për ta nuk ka akoma drejtësi, por me Edi Ramën, e keqja nuk ka fund.

Thumana vazhdon të jetë një rrënojë e madhe, sepse Edi Rama nuk do t’ia dijë për qytetarët.

Ai mendon se me propagandë mund t’i bëjë shqiptarët për budallenj.

Para 56 ditësh, Edi Rama ishte në të njëjtin vend ku jam unë tani.

Ai premtoi se brenda 6 ditëve të gjitha mbetjet do të hiqen e do të pastrohen, do të punohet me 3-4 turne për të shkuar drejt normalitetit.

Asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Edi Rama bën vetëm shoë dhe nuk punon. Ai faktohet edhe një herë si një gënjeshtar dhe mashtrues i pafytyrë.

Të dashur qytetarë!

Edi Rama nuk punon as me tre turne, as me katër turne, siç premton gjatë shoë-t propagandistik.

Edi Rama nuk punon fare. Ai është një kryeministër i dështuar, që na ka shkatërruar ekonominë, ka varfëruar gjysmën e shqiptarëve dhe po çon drejt falimentimit me mijëra biznese, sepse nuk ka punuar për qytetarët, por për një grusht oligarkësh.

Nuk ka sesi Edi Rama të punojë për shqiptarët, kur atyre u heq të drejtën për të lëvizur e për të punuar, ndërsa për vete bën udhëtime të fshehta luksi me avion privat.

Fytyra e vërtetë e Edi Ramës janë këto rrënoja të Thumanës. Është fytyra e një dështimi të tmerrshëm, nga i cili na duhet të ndahemi një orë e më parë.’

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...