Janë arrestuar 6 shtetas irakian, të cilët do transportoheshin me taksi nga Kapshtica drejt Tiranës.
Nga burime konfidenciale për Fax News mësohet se taksisti i ka gënjyer dhe i ka transportuar në një qendër shëndetësore në fshatin Korite dhe iu ka thënë të shkojnë se është kamp, duke u larguar më pas.
Policia i ka marre dhe po i transporton drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.
Raportohen se janë kapur 6 shtetas, 3 burra ,2 fëmijë dhe një grua.