Edhe pse preteksi i Kryebashkiakut Erjon Veliaj për shembjen e Teatrit Kombëtar është vjetërsia e godinës, kjo e fundit i rezistoi tronditjeve të forta të tërmetit. Madje ishin godina të tjera të restauruara me tendera miliona euro, të cilat gjatë tërmetit pësuan dëmtime, si Kuvendi apo godina e Ministrisë së Bujqësisë.
Dhe për të vazhduar akoma idenë se godina është e vjetër dhe rrezikon artistët, Erion Veliaj ka dërguar sot te Teatri Kombëtar vartësit e tij të zjarrëfikses.
Siç mund ta shikoni në foton e mëposhtme, të mbërritur në redaksinë e 55news.al, makina e zjarrëfikëses është parë menjëherë pas tërmetit në sheshin e teatrit, ndërsa vartësit e Erjonit u bënin foto të çarave të vjetra në muret e godinës.
Fotot u porositën nga Veliaj , në mënyrë që propaganda ti shpërndajë dhe tu thotë shqiptarëve që godina e Teatrit rrezikon të bjerë nga vjetërsia. Por siç duket plani nuk i ka dalë në rregull Erjonit.
Fotografët e zjarrëfikses u dekonspiruan dhe Teatri i rezistoi lëkundjeve të forta të tërmetit.
(Vartësit e Erjon Veliaj, menjëherë pas tërmetit)