Artistët nuk ndalen përpara arrogancës së qeverisë. Të mbledhur në sheshin e teatrit,artistëve u është bashkuar sot edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Partia Demokratike është shprehur kundër ligjit antikushtetues së qeverisë.
Njëkohësisht po vijon mbledhja e firmave për mbrojtjen e Teatrit nga qytetarë, intelektualë, personalitete të kulturës që janë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Peticioni u firmos edhe nga kreu i PD-së Lulzim Basha.
‘Së bashku me artistët jemi kundër shembjes së Teatrit. Firmosa peticionin bashkë me qytetarët shqiptarë, i cili kundërshton për mosdekretimin e ligjit për shëmbjen e teatrit dhe ndertimit të kullave’, shkruan Basha në Facebook.
Parlamenti ka futur për votim në seancën e të enjtes me procedure të përshpejtuar projekligjin më të turpshëm në historinë e parlamentarizmit. Ky projektligj parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar, i cili është pjesë e ansamblit historik monumental të qendrës së Tiranës dhe symbol i identitetit kombëtar, si edhe kalimin e mbi 8000 m2 truall publik në pronësi të firmës Fusha.shpk e cila autorizohet të ndërtojë aty kulla shumëkatëshe.