Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku raportohet se një 55-vjeçar është plagosur me thikë jashtë vendit të punës.
Petraq Gjika është shoqëruar me urgjencë në spitalin e fierit me plagë të marra nga goditja me thikë nga persona ende të paidentifikuar.
Ai ka mare plagë në disa pjesë të trupit, në bark dhe fyt.
Gjika ka treguar se ishte ulur në një lokal pranë vendit të punës në vendin e quajtur ‘Grecalli’ kur është goditur nga pas.
Autori ka ikur nga vendi i ngjarjes.