Kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë pjesë në protestën e artistëve kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Basha paralajmëroi kryeministri Edi Rama që të tërhiqet nga miratimi i pr.ligjit për teatrin nesër në Kuvend, pasi opozita nuk do e lejojë dhe do bëjë gjithçka per ta ndaluar. Kreu i PD ftoi qytetarët dhe artistët të protestojnë nesër para Kuvendit.
Ne do bëjmë gjithçka që ligji të mos kalojë nesër në Kuvend. Ne do i bëjmë presion presidentit të mos dekretojë ligjin. Ambasadorët të mos mbyllin sytë për këtë shkelje. Ne brenda në sallë do bëjmë punën tonë, ndërsa ju jashtë do bëni punën tuaj për të ndaluar planin e grabitjes”- tha Basha.