Shqiptari do hedhë në gjyq shtetin italian (Historia)

E mërkurë, 04 July 2018 20:55

Një shqiptar, tani 40-vjeçar i cili në vitin 1995 kreu gabimisht shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Itali, ka nisur një betejë ligjore për të marrë shtetësinë italiane.

Armando Panariti kishte mbërritur në Puglia me prindërit e tij në marsin e vitit 1991, ku zbarkoi në Brindisi. 

Familja e tij u vendos në provincën e Tarantos, ku Armando, atëherë një adoleshent, filloi të shkojnë në shkollë dhe pastaj në punë.

Ai u thirr më pas “nën armë”, pavarësisht se ishte një shtetas shqiptar. 

Vetëm në fund të shërbimit ushtarak, të bërë në Leçe, u vu re gabimi. 

Ai u njoftua për dëbim sepse nuk mund të punonte dhe merte lejen e qëndrimit, shkruan "syri".

Asistuar nga avokatët Raffaele Mascolo dhe Massimo Santoro, 40-vjeçar i cili aktualisht jeton në Tiranë, ndërsa familja e tij është ende në Itali, ka bërë aplikim për shtetësinë italiane, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Në ditët e ardhshme, ai do të paraqesë një ankesë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut. 

Login to post comments