Edhe pse jemi në mes të sezonit, në plazhin e Velipojës asnjë motor uji nuk lejohet të dalë të det! Policia kufitare e ndalon përdorimin e këtyre mjeteve për sporte ujore, pasi bashkia Shkodër nuk ka caktuar ende vendbazimet. Pronarët e mjeteve që kanë marrë licenca për këtë aktivitet, thopnë se po paguajnë kosto financiare.
Elvis Hoxha është një prej emigrantëve që kur është kthyer për pushime këtë verë ka marrë me vete edhe një motor uji! Por Ai nuk ka mundur ta përdorë, pasi policia kufitare nuk i lejon këto mjete të dalin në Det në bregdetin e Velipojës!
Shkak është bërë bashkia Shkodër që nuk ka përcaktuar vendbazimet e vendimit për këto mjete.
Qytetari i parë: Unë e kam marrë 2000 km, domethënë prej Frankfurdi e këtu edhe në fund skafi ka mbetur në oborr.
Ata që kanë ngritur biznes me këto mjete, duke hapur licensa e duke paguar taksa thonë se janë të më të penalizuarit.
Qytetari i dytë: Letrat për 8 motorrë kushtojnë rreth katër milionë lek të vjetra, plus siguracionet, plus tatimet vazhdojnë dhe ecin. Kemi 32 ditë që shkojnë dhe i lutemi për me dal në punë dhe nuk na lejojnë
Qytetari i tretë: Një muaj dëm. Edhe ky muaj iku edhe mbeti korriku.
Qytetari i katërt: Po rregjistronha aty që të marrim atë ndihmë sociale se skena çfarë të bëjmë tjetër.
Aktualisht në 14 kilometrat e vijës bregdetare të Velipojës, vendbazimet janë vendosur vetëm në tri pika dhe pjesa tjetër ende është në pritje, pa një afat nga bashkia se kur do të përmbyllet.