Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur i Kombëtares

E Enjte, 05 July 2018 09:14

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjecare ish futbollisti i njohur i Tiranës dhe Kombëtares shqiptare, Skënder Hyka. Hyka u lind në vitin 1944 dhe të gjithë karrierën e tij e zhvilloi në klubin e vendlindjes, “17 Nëntori”, sot Tirana, në rolin e sulmuesit.

Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes Tiranë. Studimet e larta i kreu në Institutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve në vitin 1968. Nga viti 1957 – 1974, ka luajtur futboll me të gjitha nivelet e Klubit Sportiv “17 nëntori“, që nga ekipet e moshave dhe deri tek skuadra e parë, duke qenë nga futbollistët kryesore të klubit.

Nga viti 1967-1974, ka qenë anëtar i ekipit shpresa dhe atij kombëtar në të gjitha aktivitetet e zhvilluara. Në vitet 1992 – 1995, ka qenë Sekretar i Klubit Sportiv Tirana. Në vitin 1997 ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit. Nga viti 1992 e në vazhdim, ishte Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.Skënder_Hyka-770x433.jpg

Modifikuar më E Enjte, 05 July 2018 09:16

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...