Shqipëria "shkundet" nga tërmetet, 6 të tilla pas mesnate

E Enjte, 05 July 2018 08:58

 Pas panikut të shkaktuar ditën e djeshme, kur në orën 11:02 u regjistrua lëkundja e parë sizmike, tërmete të tjera kanë rënë gjatë natës, por fatmirësisht jo me të njëjtën forcë.

Kështu në orën 00:48 ka pasur një lëkundje me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter me epiqendër në detin Adriatik pranë Gjirit të Lalzit me thëllësi 15 km.

– Në orën 2:09 minuta ka pasur një lëkundje tjetër me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter, në Shetaj, kepi i Rodonit me thellësi 42 km.

– Në orën 3:17 të mëngjesit sërish një lëkundje pranë Mazhës në Fushë-Krujë me thellësi 18 km dhe me magnitudë 3.

– Por nuk mbaron me kaq. Në orën 4:14 minuta, lëkundje më e lehtë është ndjerë 3 km në Jugperëndim të Thumanës me magnitudë 2.3 dhe thellësi 17 km.
– Tjetri sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka rënë në orën 4:20, sërish në detin Adriatik, pranë Gjirit të Lalëzit me magnitudë 3.1 dhe thellësi 6 km.

– Lëkundja e fundit në orën 4:33 në Gjirin e Lalëzit me magnitudë 2.5 dhe thellësi 24 km. Edhe dy goditjet e forta që tronditën vendin gjatë ditës së djeshme duke shkaktuar panik tek qytetarët vinin nga zona pranë Gjirit të Lalëzit.

termetet ok

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...