Marrëveshja me Shqipërinë, opozita greke i kërkon llogari qeverisë

E Enjte, 05 July 2018 09:57

Opozita greke kërkon diskutim në komision parlamentar me dyer të mbyllura në lidhje me marrëveshjen me Shqipërinë për çështjen e kufirit detar.

Pas interpelancës pak javë më parë, nga deputeti Kumucakos, që mbeti pa përgjigje nga qeveria SYRIZA, sot 13 deputetë të Demokracia e Re kanë firmosur një letër drejtuar komisionit të Çështjeve të Mbrojtjes dhe te Jashtme të Kuvendit grek, ku kërkojnë të mos përsëritet rasti i Maqedonisë.

Duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të dy homologëve Kotzias e Bushati në media, në fazën më kritike për marrëveshjen, opozita kërkon të informohet në kohë, të refuzojë apo reagojë, ndryshe nga pakti me Maqedoninë të cilin thirren vetëm të miratojnë.

Login to post comments