Përplasi këmbësoren, pranga fierakut

E Enjte, 05 July 2018 09:44

Policia e Fierit ka bërë me dije ditën e sotme se ka vënë në pranga një 32-vjeçare pasi ka aksidentuar një këmbësore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në pranga është vënë Ervin Sherifaj, 32 vjeç, banues në Fier, i cili rreth orës 18:15 të ditës së djeshme, në lagjen "8 Shkurti" duke drejtuar  automjetin tip "Benz" ka përplasur K.Sh, 42 vjeçe, e cila ishte duke kaluar rrugën.

Ervin Sherifaj pasi ka përplasur këmbësoren është larguar nga vendi i aksidentit, ndërsa K.Sh ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i aksidentit”.

Login to post comments