Ambasada Amerikane në Tiranë nëpërmjet një statusi në faqen e “Facebook-ut” ka shprehur gadishmërinë e saj ndaj të gjithë studentëve të cilët dëshirojnë të studiojnë në SHBA.
Çdo ditë takoj shumë studentë të mrekullueshëm, që dëshirojnë të studiojnë në Shtetet e Bashkuara. A keni pyetje mbi aplikimet për vizë studentore? Më pyesni mua, Annën! Jam e lumtur t’ju përgjigjem të gjitha pyetjeve tuaja në lidhje me vizat 👉 #PyetAnnën, shkruan Ambasada Amerikane.