Mbi 300 tërmete, specialisti tregon nëse do të ketë të tjerë

E Enjte, 05 July 2018 09:36

Eksperti në Institutin e Gjeoshkencave, Rrapo Ormeni tha për Ora News se deri tani janë regjistruar mbi 300 goditje tërmeti. Në një lidhje telefonike, ai tha se rreziku i një tërmeti të fortë ka kaluar, pasi lëkundjet e tjera janë thjesht tërmete që shoqërojnë të parin me magnitudë më të madhe.

Ormeni sqaroi se duke u nisur nga tipoliogjia e tërmetit nuk parashikohet që të ketë të tjerë tërmete.

Rrapo Ormeni:  Ky tërmet është një tërmet mesatar dhe tërmete të tilla me magnitudë mbi 5 janë tëmret që shoqërohen me pas goditje, kjo sepse në goditjen kryesore nuk çlirohet e gjithë energjia e akumuluar dhe do të kërkohet të çlirohet derisa të vendoset gjendja e ekuilibirt. Çlirimi i saj kryhet nëpërmjet tërmeteve të tjera më të vegjël. Dhe kështu ka ndodhur me rastin konkret të këtij tërmeti që deri tani janë regjistruar 350 goditje nga të cilat dy prej tyre janë me magnitudë më të mëdha se 4, njëra 4.2 dhe tjetra 4.3.

Sot në mëngjes është regjistruar edhe një goditje me magnitudë 3.9. Duke u nisur nga pas goditjet, magnituda themi se kjo ka qenë goditja kryesore dhe këto janë pas goditje që vijnë duke u zvogëluar.

Është e pamundur të parashikohet tërmeti, por nisur nga tipologjia e këtij tërmeti, ky është tërmeti kryesor dhe këto janë pasgoditje që duke gjykuar në këtë drejtim nuk ka tërmete të tjera.

Eksperti tha gjithashtu se në zonën e Tiranës nuk ka pasur kohët e fundit lëkundje me këtë magnitudë, por tha se zona e Durrësit është e njohur për aktivitet sizmik.

Rrapo Ormeni: Ja se ka pasur tërmete me këtë magnitudë kohët e fundit në zonat rreth Tiranës. Kuptohet që kjo zonë, e Durrësit është e njohur për aktivitet sizmik. Durrësi është goditur shpesh herë nga tërmetet. Në histrinë e saj kanë ndodhur mbi 6 tërmete me magnitudë mbi 6.

Ormeni sqaroi gjithashtu se nuk është e nevojshme evkauuimi i banorëve.

Modifikuar më E Enjte, 05 July 2018 09:46
Login to post comments