Vazhdon protesta para Parlamentit të qytetarëve të cilët kundërshtojnë ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Edhe pse seanca është ndërprerë pasi nuk është i pranishëm kryeministri Edi Rama si dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nuk ka mundur që t’iu përgjigjet pyetjeve të opozitës.
Në këtë protestë janë të pranishëm artistë dhe qytetarë të cilët e kundërshtojnë këtë nismë të qeverisë, pasi është korruptive dhe antikushtetuese.