Ndërkohë që para Parlamentit po mbahet protesta kundër votimit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar nëpërmjet nja statusi në profilin e tij “Facebook” duke e cilësuar ligjin anti-kushtetues dhe anti-demokratik. Për Manjanin ligji nuk tregon asgjë tjetër por vetëm sundimin e horrave të pushtetit.
Statusi i plotë:
Edhe njëhere:
Ligji që duan të miratojnë sot për prishje-ndreqjen e Teatrit Kombëtar, është ANTI-KUSHTETUES e ANTI-DEMOKRATIK!
Ajo poshtërsi juridike nuk ka lidhje me Kushtetutën e asnjë vendi demokratik me pushtete të ndara dhe ku sundon e drejta.
Ai projekt ligj është SUNDIM i horrave të pushtetit!
Miratimi i tij, mund të bëhet vetëm nga një Parlament që varet nga Qeveria.
Në fakt qeveria moniste që kemi sot, Parlamentin e ka thjesht laksativ për kapsllëkun e vet!
Turp!