Në Thumanë të Krujës vazdon të ndjehet frika e tërmetit. Banorët denoncojnë çarjen e pallatit dhe rrezikun që shkakton për jetën e tyre. Një qytetar denoncoi sot se banorët kanë frikë të hyjnë në banesa pasi çarjet në pallat janë të mëdha. Qytetari denoncon edhe mungesën e vëmendjes nga instancat shtetërore. Nuk ka ardhur asnjë inxhinier thotë qytetari.
“Doja të thoja se banorët e Thumanes nga tërmeti kanë frikë të hyjnë në shtëpitë e tyre në pallat se kanë leviz pallatet. Nuk ka ardhur asnjë inxhinjer ose i shtetit për të parë nga afër situatën” denoncon qytetari.
Më poshtë fotot nga çarjet e pallatit: