Huatë me probleme zbresin në 13.3% në maj

E Enjte, 05 July 2018 14:42

Huatë që nuk kthehen në afat në sistemin bankar kanë shënuar rënie në maj, pas një rritjeje të lehtë muajin e mëparshëm.

Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë treguesi i kredive me probleme arriti në 13.31% të totalit të huasë në sistemin bankar, nga 13.46% që kishte arritur muajin e mëparshëm.

Megjithatë, në krahasim me fundin e vitit të kaluar, ky tregues ka shënuar një rritje të lehtë. Huatë me probleme zbritën në 13.23% të totalit në dhjetor, niveli më i ulët në gati 7 vite.

Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë konferencës së djeshme për shtyp tha se “Banka e Shqipërisë gjykon se bilancet e bankave janë drejt shëndoshjes, sikundër ilustrohet nga rënia në 13.3% e raportit të kredisë me probleme në muajin maj. Po ashtu, rreziku i kredisë në vend vijon të shkojë drejt reduktimit, si pasojë e përmirësimit ciklik të ekonomisë dhe e masave të marra për zgjidhjen e kredive me probleme. Në këto rrethana, sektori bankar duhet të jetë më proaktiv dhe i vëmendshëm në plotësimin e nevojave afatmesme dhe afatgjata të ekonomisë për financim”.

Në vlerë absolute, huaja që nuk kthehet të paktën prej tre muajsh në banka ishte 71.8 miliardë lekë, ose rreth 560 milionë euro. Në krahasim me muajin e mëparshëm, kemi një rënie të tyre në vlerë absolute, me 1.7 miliardë lekë, ose 2.3%.

Ngadalësimi i kreditimit ka ndikuar në mosrënien e dukshme të treguesit në përqindje, ndonëse në vlerë absolute ai është në rënie. Sipas statistikave të Bankës, në fund të majit stoku i huasë në total për ekonominë ishte 539.5 miliardë lekë, duke u tkurrur me 6.5 miliardë lekë, ose 1.2% në krahasim me muajin e mëparshëm.

Në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2014, kur huatë me probleme arritën në rreth 25% të totalit, niveli i tyre ka rënë dukshëm dy vitet e fundit. Fshirja e huave që kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen nga bilancet e bankare, ristrukturimi i huave (zgjatja e afatit, falja e një pjese të borxhit me kusht kthimin e pjesës tjetër etj) dhe kujdesi i shtuar i bankave për kredidhënien e re vlerësohet se kanë ndikuar në përmirësimin e këtij treguesi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...