Shënohen sërish Lëkundje tërmeti janë shënuar sërish gjatë natës, që lamë pas. Në orën 00.49, me u regjistrua një lëkundje e fortë me magnitudë 4.3 ballë të shkallës rihter.
Epiqendra ishte në detin Adriatik, në 17 kilometër distancë nga Shijaku.
Në orën 03:51 të mëngjesit të kësaj të premteje, është shënuar një tjetër tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës rihter.
Kjo lëkundje e ka pasur epiqendrën 9 kilometër në verilindje të Lezhës, në 26 kilometër thellësi.
Gjithashtu ka pasur tërmete të tjera të regjistruara por me intensitet të ulët.
Tërmeti i cili panikoi njerëzit ishte ai me magnitudë 5.1 ballë të shkallës rihter, me epiqendër në Gjirin e Lalzit që u shënua gjatë paradites së gtë mërkurës.