Tërmetet mund të zgjasin disa javë”, sizmiologu këshillon çfarë duhet bërë

Premte, 06 July 2018 10:28

Lëkundjet sizmike që po prekin Shqipërinë janë bërë tashmë një rutinë e zakonshme. Prej dy ditësh, toka lëkundet ditë e natë, edhe pse magnitudat e këtyre të fundit kanë qenë më të ulëta. Në një lidhje telefonike për Fax News, sizmiologu Rrapo Ormeni u shpreh se tërmetet mund të vazhdojnë, pasi një lëkundje si ajo e ditës së mërkurë shoqërohet me lëkundje të tjera.

Është e natyrshme që kjo goditje të shoqërohet me çlirim goditjesh të tjera. Deri më tani janë regjistruar 516 goditje sizmike. Dendësia vjen duke u zvogëluar, por do të ketë dhe disa të tjera. Gjatë mesnatës është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.3 ballë dhe është normale që të ketë goditje të këtij niveli, por nuk do të ketë goditje si ditën e parë, 4.2 ballë apo 4.3 janë pa efekte. Mund të zgjasin me ditë apo me javë, por ritmi dhe dëndësia vjen duke u zvogëluar.” Ormeni shtoi se tërmeti i dy ditëve më parë nuk ka qenë ndër më të fuqishmit, pasi sipas tij para një muaj në Vërnik të rrethit të Vlorës është ndjerë një tërmet me magnitudë 5.1 ballë, por ka qenë në një zonë rurale.

Si duhet të veprojë një qyetarët kur bie tërmet?

“Në momentin që bie tërmeti njerëzit duhet të presin që të mbrojë lëkundja, të mos lëvizin, të futesh poshtë një tavoline për t’u mbrojtur. Kur mbaron tërmeti duhet të heqësh ujin apo elektricitetin dhe të dalësh jashtë sepse mund të shoqërohet me goditje të tjera më të fuqishme.”

Modifikuar më Premte, 06 July 2018 10:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...