Guardia di Financia ka arrestuar mëngjesin e sotëm guvernatorin e Rajonit të Bazilikatës, Marcello Pitella, vëllai i Gianni Pitellës, e cili është anëtar i Parlamentit Evropian, ish kryetar i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në PE, mik i ngushtë i Edi Ramës.
Urdhër arresti për Marcello Pitella ka ardhur në kuadër të hetimeve për korrupsionin galopant në emërimet në sektorin e shëndetësisë. Gjithashtu janë arrestuar edhe zyrtarë të tjerë për të njëjtën akuzë.
Ndërkohë pak javë më parë Partia Demokratike e Italisë, qendra e majtë në vendin fqinj, kishte zgjedhur Pitellën, vëllain e senatorit Gianni, si kandidat për një mandat të dytë në zgjedhjet rajonale të vitit 2019.
Të gjitha detajet e operacionit do të bëhen të ditura në datën 12 korrik në një konferencë për shtyp nga shefi i Prokurorisë i Materas, Pietro Argentino. /55news.al/