Një kamion i ngarkuar me pije freskuese u shkrumbua, ndërsa po lëvizte në rrugën Fier – Levan, në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës.
Drejtuesi i tij shpëtoi vetëm me plagë të lehta. Nuk dihen saktësisht rrethanat, por sipas versionit paraprak të policisë mjeti pësoi një defekt, sikurse ka ndikuar edhe temperatura e lartë.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe zjarrfikëset, të cilat bënë që zjarri të izolohej dhe të mos dëmtonte mjetet e tjera që ishin pranë kamionit. Nga kjo ngjarje u rëndua trafiku.