Ministria e Arsimit përfshihet në një tjetër skandal. Mësohet se deri më sot nuk është lëshuar asnjë dëftesë lirimi për gjimnazistët.
Nga ana e saj, Ministria ka njoftuar se dëftesat do të dalin me kismet të hënën. Gjithashtu është futur si procedurë përkthimi dhe legalizimi i dëftesave me Ministrinë e Jashtme vetëm me postë. Ky vendim penalizon të gjithë ata fëmijë të cilët duan të aplikojnë në Gjermani për shkak të kalimit të afateve. Ky skandal është një ndërmarrje e qëllimshme nga ana e ministrisë për ti detyruar ata të regjistrohen në universitetet private.
Ndërkohë kujtojmë se një vit më parë, Gjermania mori vendim për njohjen e dëftesave të lirimit vetëm për studentët shqiptarë duke i vlerësuar ata për rezultatet e shkëlqyera në shkollë.
Nga vendimi i qeverisë gjermane, nxënësit përfitonin një vit pasi evitohej studien-college që bënte konvertimin e dëftesës së lirimit me programin gjerman të gjimnazit.
Ndërsa Rama me vendimet e tij për llogari të interesave të universiteteve private po bën mutin në kurriz të kalamajve duke treguar edhe një herë që s’është gjë tjetër veçse një kafshë idiote.
Favorin e gjermanëve nuk e ka fituar Rama, por fëmijët shqiptarë që kanë bërë diferencë me studentët nga vende të tjera. Rama në këtë histori është qen. /55news.al/