Bënte milionat duke mashtruar me e-maile fiktive, ja sa veta rezultojnë viktima

Premte, 06 July 2018 16:23

Klodian Ciruna rezulton një mashtrues serial në skedarët e policisë, por ai ka arritur t’i shpëtojë sistemit të drejtësisë.

41-vjeçari nuk ka mashtruar vetëm 3 ndërtuesit, që arriti t’u merrte një milion euro me premtimin se do t’iu siguronte leje ndërtimi. Sipas burimeve konfidenciale, disa vite më parë Ciruna ka mashtruar edhe njerkun e tij, duke arritur t’i marrë një shumë prej 750 mijë eurosh, me premtimin se do e ndihmonte për të marre lejet koncesionare dhe për të ndërtuar një hidrocentral. Po sipas burimeve, viktimë e këtij mashtruesi ka rënë edhe një shtetas italian, të cilit ka arritur t’i marrë 37 mijë euro për blerjen e një apartamenti në Tiranë.

41-vjeçari Ciruna hiqej si biznesmen me lidhje të forta me zyrtarë të lartë në qeveri e pushtet vendor, dhe pretendonte se operonte me një nga studiot e Avokatisë në Milano, duke dërguar “e-mail”-e false në emër të studios dhe personave të tjerë. Gjithashtu, për të kamufluar veprimet e tij dhe për të qenë më bindës, Ciruna ka bërë kontrata noteriale fiktive, si dhe ka krijuar përkohësisht një kompani “Call Center”, me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, si dhe jashtë saj, të cilën më pas e ka mbyllur. Ditët i kalonte në ambientet e disa lokaleve në bllok, ku tavolinë më tavolinë tregonte aftësitë e tij si sekser. Goditja më e fundit ishte ndaj 3 ndërtuesve, të cilëve iu mori një milion euro.

41-vjeçari Klodian Ciruna, i arrestuar nga Krimi Ekonomik në Policinë e Tiranës, akuzohet për veprën e “mashtrimit me pasoja të rënda” dhe rrezikon deri në 15 vite burgim./syri.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...