Data 6 korrik është vendosur të jetë Dita Botërore e Puthjes që prej vitit 1990 në Britani të Madhe dhe që atëherë festohet kudo në botë.
Në këtë ditë, të cilësuar si një ndër më të veçantat, ka reaguar edhe drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Hasan Koci” Durrës, Hena Golemi.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook’, drejtoresha shkruan se kjo ditë është ideale, duke dhënë puthje sa më shumë të dashurve të zemrës. Sipas drejtoreshës puthja të bën mirë për shëndetin duke djegur rreth 12 kalori.
Po ashtu kjo ditë sipas saj i kushtohet emocioneve dhe ndjenjave që shpeshherë edhe mbizotërojnë jetën e njeriut.
Postimi i plotë:
“Pavarësisht se çfarë lloji të puthjes pëlqeni, 6 korriku, Dita Botërore e Puthjes, është koha ideale e vitit që ta festoni atë, duke u dhënë puthje më të dashurve tuaj.
Jo vetëm puthje mes të dashurve, por edhe mes miqsh dhe të afërmish.
Ekzistojnë mendime dhe teori të ndryshme rreth funksioneve të puthjes dhe lidhjes së saj me sferën motive dhe sociale të njeriut, por aktualisht ekspertët e filematologisë (shkencës që merret me studimin e puthjes), këmbëngulin se kjo lidhet me nevojën për të kërkuar partner me sistem imunitar të ndryshëm nga yni.
Puthja lejon të digjen 12 kalori. Në të njëjtën kohë fal puthjes stimulohen shumë muskuj, duke u bërë një stërvitje e shëndetshme për organizmin.
Kjo ditë i kushtohet emocioneve dhe ndjenjave që shpesh herë edhe mbizotërojnë jetën e njeriut.
(Insajder) “