Deputeti demokrat Ervin Salianji, ka folur me tone të ashpra dje në Kuvend ku sjellë para publikut disa fakte që lidhen me kompaninë që do të ndërtojë Kullat tek Teatri Kombëtar. Sipas tij kompania dyshohet se ka lidhje të forta me trafikantët e drogës kjo për shkak se disa familjarë të ndërtuesit, janë të implikuar dhe të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.
“Rastësisht ose jo, mediat kanë raportuar që Sulejman Fusha, i afërm i “Fusha shpk”, të cilit sot po tentohet t’i jepet për ndërtim nga Rilindja, është i dënuar në Alicante të Spanjës për 56 kg heroinë.”
Salianji hedh dyshime se paratë e drogës për investohen në ndërtime sepse sipas tij edhe pse ka rënie të kreditimin nga banka kemi një boom zhvillimi në këtë sektor.
“Si ka mundësi, që ky zotëria Fusha këtu që merr ndërtimin, i dënuar për trafik ndërkombetar drogë?! Ministri i Brendshëm me vëllanë për trafik ndërkomëbtar drogë. Ish Ministri i Brendshëm me kushërinj dhe të afërm duke u hetuar për trafik ndërkombtar droge.” – pyet deputeti demokrat.