Shqipëria shti 1.28 milionë euro armë në vitin 2016, duke u renditur kështu e treta në listën rajonale të eksportit të armëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor sipas Euronews.
Referuar raportit të Clearinghouse për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC), vendet e rajonit të udhëhequr nga Serbia kanë eksportuar mbi 500 milionë euro armë dhe municione në 2016.
Shitja e armëve nga Ballkani Perëndimor në Arabinë Saudite në vitin 2016 arriti në 118 milionë euro, duke e bërë atë blerësin më të madh. Pjesa tjetër u shit në vende që shkojnë nga Afganistani, Algjeria, Iraku dhe Turqia në Shtetet e Bashkuara.
Më tej, në artikullin e Euronews thuhet se prodhuesit e armëve dhe qeveritë në rajon po rrisin prodhimin e tyre dhe eksportet e rezervave të tepërta për të përmirësuar ekonomitë në vështirësi.
Më tej, të ardhurat vjetore të rajonit nga shitja e armëve u rritën me 12 për qind në 514.6 milionë euro në vitin 2016.
Ndërkohë, Serbia kryeson edhe listën rajonale të eksporteve të armëve me vlerë 406.6 milionë euro, ndjekur nga Bosnje Hercegovina me 104.3 milionë euro. Ndërsa, Mali i Zi dhe Maqedonia shiten përkatësisht 1.13 milionë euro dhe 1.21 milionë euro.