U punua ditën kur shkoi Ministrja, kisha e Shën Ristozit lihet në baltë

Premte, 06 July 2018 21:31

Në katër vite nga buxheti i shtetit janë akorduar 7.5 milionë lekë për restaurimin e Kishës së Ristozit dhe projekti me 3 etapa nuk ka përfunduar akoma.

Në fazën e tretë të punimeve punëtorët janë parë vetëm ditën që ishte ministrja Kumbaro. Pas mbarimit të vizitës së saj, ikën edhe punëtorët.

Kisha e Shën Ristozit është monument kulture i kategorisë së I, sipas Ministrisë së Kulturës ky është monumenti i fundit i datuar i shekullit XIV që njihet në vendin tonë. Mbishkrimi mbi portën perëndimore të Naosit na njeh me kohën e ndërtimit dhe pikturimit të kishës në vitin 1389, me porosinë e peshkop Nimfonit.

Sipas mbishkrimeve që ruhen mbi hyrjet perëndimore dhe jugore pikturimi i saj filloi më 31 mars me mbarimin e ndërtimit dhe përfundoi më 13 nëntor. Por nga studimet e bëra deri më sot mendohet që kjo kishë të jetë ndërtuar në një periudhë më të hershme se kjo datë.

Për shkak të degradimit, ministrja e Kulturës vendosi te bënte restaurimin e saj në vitin 2014. Me fonde të vëna në dispozicion nga buxheti i shtetit është kryer faza e parë e restaurimit. Punimet janë kryer nga shoqëria “E Shkuara për të Ardhmen” me një vlerë totale prej 928.739 lekë pa TVSH.

Edhe në atë kohë, Fiks Fare trajtoi disa objekte kulturore, kisha të kategorisë së 1 të lëna në mëshirë të fatit, ku ndër to ishte edhe kisha Ristozit në Mborje të Korçës. Në vitin 2015 janë vënë përsëri fonde në dispozicion nga buxheti i shtetit dhe kanë qenë në vlerën e 3.916.666. Punimet janë kryer sërish nga shoqëria “E Shkuara për të Ardhmen”.

Në vitin 2018 për restaurimi e saj pati një tjetër fond me vlerë 3.333.333 lekë. Në muajin mars ministrja Kumbaro ishte pranë kësaj kishe ku deklaroi dhe fillimet e punimeve për fazën e tretë, por pas largimit të saj punëtori vullnetar i kishës së mbyllur pohon për gazetarët e Fiksit se as punëtorët nuk u panë më për të vazhduar punimet.

Nga pamjet e transmetuara në emision, pjesa e kupolës dhe këmbanës duket të mos jetë prekur fare. Skelat janë akoma të vendosura në muret e kishës dhe pa asnjë tabelë të tregojë rëndësinë e këtij monumenti të kulturës. Por edhe pse ajo qëndron e mbyllur vizitohet shumë nga turistët.

Edhe sot pas 4 vitesh që janë shpenzuar rreth 7.5 milion lekë në tre fazat e restaurimit, kisha nuk ka përfunduar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...