Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka publikuar në Facebook një artikull të mediave italiane ku shkruhet për protestat e vazhdueshme në Tiranë kundër shembjes se Teatrit Kombëtar. Artikulli pasi bën një përshkrim të shkurtër të historikut të Teatrit e vë theksin tek zemërimi në rritje i qytetarëve shqiptarë kundrejt qeverisë në pushtet.
Gjatë protestës së mbajtur ditën e enjte përpara Parlamentit, dhjetëra aktivistëve, aktorëve dhe intelektualëve, i kanë bërë thirrje qeverisë për të ndalur planet për prishjen e Teatrit Kombëtar, me pankartën "ne jemi teatri"- shkruhet në artikull.
Gjithashtu artikulli sqaron me detaje projektin e ri të qeverisë i cili do të prishë ndërtesën e vjetër për ta zëvendësuar atë me kullë.
Mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion kundër rrënimit të teatrit. Opozita është kundër shembjes së Tetarit dhe akuzon kryeministrin Rama që është i babëzitur për para", dhe se po e shemb Teatrin për interesa të ngushta vetjake - shkruhet ndër të tjera. /55news.al/