Për të disatën ditë rresht Shqipëria vazhdon të tronditet nga tërmetet. Edhe gjatë mbrëmjes së sotme, deri në orët e para të mëngjesit janë regjistruar 4 tërmete me magnitudë të ndryshme.
1-Tërmeti i parë u regjistrua pas mesnatës në orën 00:26 me magnitudë 2.4, thellësi 3 km dhe me epiqendër Mazhe e Madhe.
2-Në orën 00:50 me magnitudë 2, thellësi 10 km dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit.
3-Në orën 00:59 tërmeti kishte magnitudë 3.2, thellësi 6 km dhe me epiqendër në Klos të Burrelit.
4-Në orën 7:41 ra një tërmet me magnitudë 3.1, thellësi 31 km dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit.
Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga tërmete të shumta, të cilat pasuan tërmetin e fuqishëm 6 ballë.