Një trup i pajetë është gjetur në plazhin e Currilave, në qytetin e Durrësit. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes.
Trupi u zbulua nga qytetarët, të cilën njoftuan menjëherë policinë. Mendohet se vuiktima është një burrë rreth moshës 55-vjeçare.
Nga të dhënat e para dyshohet se burri është mbytur në det dhe dallgët e kanë nxjerrë trupin në breg.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës.