Shoqata e Konvertuesve të Plastikës të Shqipërisë APKA ka dhënë informacion lidhur me ndryshimet e fundit të bëra në ligjin për ambalazhet plastike, i cili parashikon ndalimin e përdorimit të qeseve plastike dhe lejimin vetëm të qeseve me karakteristika të caktuara teknike, në funksion të ruajtjes së mjedisit. Shoqata thotë se i mbështet përpjekjet e qeverisë për zbatimin e këtyre ndryshimeve në funksion të ruajtjes së mjedisit dh enxitjes së ripërdorimit dhe riciklimit në vend.
Nisur nga këto ndryshime, informon Shoqata, në Republikën e Shqipërisë do të lejohen të Importohen – Prodhohen – Tregtohen – Përdoren vetem qese plastike mbajtëse me këto karakteristika teknike :
Trashësia për anë e qeseve plastike mbajtese nuk duhet të jetë më e vogël se 35 micron
Duhet të ketë në permbajtje aditiv biodegradues që të mundësojë vetëdegradimin e qeses në natyrë në jo me pak se 36 muaj
Duhet të ketë të stampuar në një pozicion të dukshëm sistemin e shenjimit për të realizuar gjurmueshmerinë e produktit dhe konkretisht :
Prodhuesin (Importuesin)
Shenjën e riciklimit
Shenjën e ripërdorimit
Llojin e lëndës së parë të përdorur
Aditivin Biodegradues që përmban
Datën e prodhimit (date,muaj,vit)
Shenjën identifikuese që tregon se qesja është e riciklueshme dhe duhet depozituar e mbledhur e ndare nga mbetjet organike
Shenjën për përdorim ne kontakt drejtpërdejt me produkte ushqimore nëse ajo është prodhuar per këtë qellim
Për këto ndryshime bëjnë përjashtim qeset plastike të përdorura për qëllime higjeno-sanitare (si qese e thasë për mbajtjen dhe transportimin e mbeturinave ). /Monitor/