Policia i kishte kërkuar që të ndalonte, por shqiptari ka vendosur të shkelë gazin.
Ngjarja ka ndodhur në Caserta, Itali, ku shqiptari 35-vjeçar Ramadan Jakini është vënë në pranga pas një ndjekje me makina.
Shqiptari bashkë me 1 pasagjer në makinë, ka tentuar që të shtypë edhe një karabinier gjatë ndjekjes.
35-vjeçari Jakini pas disa kilometrash ka braktisur makinën dhe ka tentuar që të largohej në këmbë.
Bashkëpunëtori i tij është gjetur në makinë. Mjeti është bllokuar dhe ishte pa dokumente