Policia financiare italiane ka sekuestruar gjatë ditës së djeshme një motoskaf të fuqishëm që lundronte në brigjet e Samta Maria de Leuca në provincën e Lecces me 1 ton marijaunë të trafikuar me motoskaf përmes Adriatikut nga Shqipëria.
Në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë A.M 34 vjec , E.A 30 vjeç , të dy nga Vlora si dhe shtetasi italian M.G 65 vjeç nga qyteti i Spezzias.
Motoskafi po lundronte me shpejtësi të ulët drejt brigjeve italaine, fakt që ka çuar në dyshimet e rojes bregdetare italiane.
Mjetet lundruese të Policisë finaciare janë vënë në ndjekje të motoskafit i cili sapo i ka pikasur ka shtuar shpejtësinë.
Pas disa minutash ndjekjeje mjeti lundrues është ndaluar me 3 skafistët në bord.
Në brendësi të kabinës së motoskafit janë gjetur 49 koli me rreth 1 ton marijuanë.
Droga e sekuestruar sipas financës italiane do të kapte në treg një vlerë prej 10 milionë euro.
Prej fillimit të vitit 2018 e deri më sot, Policia financiare italiane informon se në rajonin e Puglias janë sekuestruar 13 tonë marijuanë, 9 mjete lundruese e janë arrestuar 28 skafistë.