Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën numër 5 në Sarandë. Një automjet tip Volkswagen është përplasur me një motor.
Nga aksidenti është plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihet dinamika e aksidentit, ndërkohë grupi hetimor në vendngjarje ka nisur hetimet.
Ky është aksidenti i tretë brenda pak ditësh në Sarandë, ku përplasen motorët.