NUK do e përdorni më telefonin pasi të mësoni se çfarë ka bërë policia për gjobën

Saturday, 07 July 2018 08:29

Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit mbetet një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve, edhe me pasoja të rënda për jetën.

Për këtë arsye, Policia Rrugore në Shqipëri kërkon pesëfishimin e gjobës, pasi vlera aktuale është qesharake në raport me rrezikun që paraqet.

Aktualisht, vlera e gjobës për këtë shkelje varion nga 1.000 lekë deri 1.500 lekë. Por, në ndryshimet e reja që policia kërkon t’i bëhen Kodit Rrugor, kërkohet që kjo gjobë të kalojë në komision, me vlerë nga 5.000 deri në 15 mijë lekë, e njëjta masë si për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Por, grupi i punës, i ngritur për ndryshimet e reja, sipas burimeve ka parashikuar edhe një masë tjetër plotësuese. Në rast se një drejtues mjeti do të gjobitet tri herë brenda një viti për përdorimin e celularit, atij do t’i pezullohet leja e drejtimit për 6 muaj.
Këto ndryshime kanë gjetur edhe mbështetjen e disa deputetëve, që pritet t’i propozojnë së shpejti Parlamentit shqyrtimin e Kodit Rrugor.

Ndërkohë, Policia Rrugore ka mirëpritur edhe propozimin e deputetit socialist, Pjerin Ndreu, sipas të cilit, shtetasve të huaj që udhëtojnë në vendin tonë mos t’u pezullohet leja e drejtimit në rast shkeljeje, me kushtin e pagimit të dyfishit të vlerës maksimale të gjobës. /TCH

Modifikuar më Saturday, 07 July 2018 08:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...