Vdes një nga dy personat e transportuar nga Laçi me urgjencë, pas lëndimeve nga rënia e një godine.
Mësohet se një nga të plagosurit ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin e Traumës, Tiranë për shkak të plagëve të marra, ndërsa raportohet se i dëmtuari tjetër është në gjendje të rëndë për jetën.
Të rinjtë, njëri prej të cilëve identifikohet si Drilon Ramaj dhe tjetri Dashamir Hajha po shembnin një godinë për t’i marrë hekurin, ndërsa është shembur një pjesë e saj e cila i ka zënë poshtë.