Ekstradohen nga Greqia dy shqiptarë

Saturday, 07 July 2018 13:17

Ekstradohen nga Interpol Tirana, 2 shqiptarë të dënuar me 20 dhe 7 vite burgim në fushën e veprave penale kundër jetës dhe lirisë së personit, si dhe në fushën e narkotikëve. 

Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Athina - Greqi drejt vendit tonë i Eduart Lulo, 33 vjeç, banues në Përmet.

Ky shtetas, është shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit penal nr. 479 datë 28.11.2013 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale " Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit" " Armëmbajtje pa leje" parashikuar nga nenet 323/2 dhe 278/4 të Kodit Penal.

Vendim ky i marrë pasi, më datë 23.11.2013, në bashkëpunim me disa të burgosur të tjerë,  është arratisur nga burgu i Drenovës ku po vuante dënimin prej 20 vitesh,  për veprat penale " Vjedhje me pasojë vdekjen" " Plagosje e lehtë me dashje" dhe " Armëmbajtje pa leje" parashikuar nga nenet 141-25, 89 dhe 278/4 - 25 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye në Athinë - Greqi, me datë 29.11.2013, nga ku u ekstradua për në vendin tonë.

Po ashtu, policia bën me dije se është ekstraduar edhe Franci Halili , 41 vjeç,  lindur në Sarandë.

Ai është shpallur në kërkim, bazuar në vendimin penal të datës 15.09.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, e cila e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale " Prodhim dhe shitje narkotikësh".

Ai në bashkëpunim me një tjetër, në qytetin e Sarandës shisnin lëndë narkotike Heroinë, personave të ndryshëm.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, u bë arrestimi i tij  duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...