Në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit", sekuestrohen pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe automjete.
Si rezultat i vijimeve të veprimeve të kryera, nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, janë sekuestruar pronat e Fatos Fasko, 49 vjeç, banues në Radostin, Fier, i cili është i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Konkretisht pasuritë e sekuestruara janë:
Apartament me sipërfaqe 127.68 m² në Tiranë.
Apartament me sipërfaqe 50 m² në Fier.
Trualle me sipërfaqe 380 m² dhe 50 m² në ndertim.
Pronë me proces legalizimi me sipërfaqe 548.3 m² në fshatin Radostin, Fier.
Dymëdhjetë llogari bankare në në emër të shtetasit Fatos Fasko dhe të familjarëve të tij me gjëndje 1.300.000 lekë.
Tre automjete.