Boksieri me origjinë shqiptare Valentin Kajtazi ka vdekur mesnatën e djeshme gjatë një aksidenti tragjik që ka ndodhur në Tisno, Kroaci, shkruajnë mediat kroate.
Kajtazi u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë pas 1 ore. Ai u aksidentua nga një 64-vjeçar me makinë ndërsa boksieri shqiptar ishte me motor.
Klubi ku 27-vjeçari u trajnua për shumë vite, është tronditur nga ky lajm i hidhur.
‘Çfarë të themi, kur në këtë mëngjes morëm lajmin e trishtuar, të gjithë në klub jemi në gjendje shoku. Valentini ishte shembull, ai ishte fillestar por në sajë të këmbënguljes së tij ai u bë një konkurrent dhe luftoi më së miri.
Ky lajm na ka goditur. Valentini ishte djalë i mirë, pozitiv dhe shumë i vlefshëm, e pabesueshme që ka ikur’, tha Josko Sunara, trajner i Sibenikut, KBK Petar Kresimir.
Aksidenti tragjik ndodhi në mesantë në Tisno ku boksieri kroat me prejardhje shqiptare, vdiq në vendngjarje.