×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Terror, të shtëna, gjak në Dhërmi, dëshmia e të pranishmëve: “Nuk kishim ku fusnim kokën!”

Diel, 08 July 2018 10:23

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak pas mesnate në ‘Havana Club’ në zonën e Dhërmiut.

Dëshmitarë bëjnë të ditur se si pasojë e përplasjes me armë mes grupeve rivale katër persona kanë mbetur të plagosur.

Njëri prej të pranishmëve tregon se si ndodhi ngjarja. Ai thotë se shkalla e sigurisë në Club ishte skandaloze, ku bodygardët merreshin më organizimin dhe jo me kontrollet.

“Gjak kudo dhe njerez qe vraponin kudo. Ka zgjatur me shume se 10 minuta dhe ngjante me nje akt terrorist. Nuk kishim ku fusnim koken per shkak te ambjentit te hapur . Ka pasur me shume se 5 te shtena dhe strukeshim ku te kishim mundesi madje duke shtypur dhe njeri tjetrin.”, shkruan dëshmitari në mesazhin që ka dërguar në adresë të ish kryeministrit Berisha në Facebook.

Ai shton se policia nuk dinte as vendndodhjen e lokalit dhe ka ardhur pasi çdo gjë kishte mbaruar, ndërsa ambulanca ka mbërritur gjysme ore më vonë se policia.

U desh një ngjarje e tillë për të kuptuar se siguria në Shqipëri është zero dhe se në këtë vend edhe jeta është e rrezikuar në çdo moment.

Mesazhi i plotë:

 

Sali Berisha

1 min · 

Terror, te shtena, gjak ne Havana ne Dhermi, Narkopolicia po thithte hashash!

Lexoni mesazhin e turistit dixhital. sb

“Mirmengjes! Uroj te jeni mire me shendet! Deshiroja te ndaja me ju nje ngjare te tmerrshme qe ka ndodhur sot ne oren 00.35 pas mesnate ku policia jone e dashur del ne nje deklarat mediokre ishte nje situate normale. Ndodheshim ne Havana club ne dhermi ku nje sherr banal mes te “forteve” degjeneroi me te shtena armesh dhe njerez te plagosur.kemi par tmerr me sy! Gjak kudo dhe njerez qe vraponin kudo. Ka zgjatur me shume se 10 minuta dhe ngjantr me nje akt terrorist. Nuk kishim ku fusnim koken per shkak te ambjentit te hapur . Ka pasur me shume se 5 te shtena dhe strukeshim ku te kishim mundesi madje duke shtypur dhe njeri tjetrin. Policia jone mediokre erdhi 10 min pasi kishte mbaruar cdo gje ne kembe dhe ambulanca pas gjys ore . Policet e afte u futen me pare ne market se as nuk kishin haberin ku ndodhej lokali mesa dukej! Kemi perjetuar tmerr dhe terror! Dhe ka pasur te plagosur! Ne lokal askush sberi kontroll fizik dhe asnje lloj pyetje pervecse keni rezervuar? Esht me shishe nuk lejohet! Bodyguardet ishin vetem dy ne te gjith lokalin te cilet benin rolin e ndarjes se tavolinave me shishe pa shishe e nuk mereshin me sigurine. Kto jan pushimet tona te sigurta dhe me kujtime te bukura.kjo eshte policia dhe shteti qe duam!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...