Në 2017-n u vodhën mbi 54 milionë lekë në shëndetësi

Hënë, 09 July 2018 16:09

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një raport auditimi, ku thotë se dëmi financiar në sektorin e shëndetësisë për vitin 2017 është 54 milionë e 585 mijë lekë.

Kjo është shifra e publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pas 6 auditimeve të kryera në këtë sektor, kryesisht në Ministrinë e Shëndetësisë, Qendrën Spitalore Universitare, Spitalet e Vlorës, Elbasanit dhe atë psikiatrik në Vlorë, si dhe Fondin e sigurimeve.

KLSH thotë ky dëm vjen kryesisht nga prokurimet në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa shton se në këtë ministri ka abuzime të fondeve edhe në lidhje me pagat e punonjësve.

Këto të dhëna u bënë të njohura gjatë një takimi ku merrnin pjesë kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Avokati i Popullit dhe përfaqësues të ILDKPI-së, me qëllim për të rritur transparencën në sektorin e shëndetësisë, që paratë e planifikuara për këtë fushë, të shkojnë tek qytetari.

Modifikuar më Hënë, 09 July 2018 16:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...