Besimi i biznesit dhe konsumatorit në ekonomi ka rënë me 9.9% gjatë periudhës Prill-Qershor të këtij viti.
Banka e Shqipërisë raporton se të gjitha degët e ekonomisë, përfshirë dhe buxhetin e familjeve kanë shënuar një përkeqësim të situatës financiare dhe pritshmërive që kanë në të ardhmen.
Balanca më negative në këtë indeks që mat Banka Qendrore është shënuar te konsumatori, i cili qëndron poshtë mesatares historike, ku indeksi i besimit në ekonomi është në nivelin negative: -12.5 pikë përqindje, më i ulëti i raportuar në dy vitet e fundit.
Goditje në këtë tremujor kanë marrë edhe dy sektorë të tjerë të cilët kanë pasur rritje të qëndrueshme: shërbimet dhe tregtia. Të dyja këto degë janë degë janë ndikuar më shumë nga përkeqësimi i situatës financiare dhe tendenca në rritjen e punësimit gjatë tremujorit të ardhshëm.
Industria raporton tkurrje të kontratave porositse, ku si shkak kryesor për eksportuesit gjatë kësaj periudhe ka qenë dobësimi i Euros.
Rënia e monedhës europiane ka goditur edhe të ardhurat në buxhetin e shtetit. Për gjysmën e vitit efekti negativ në mbledhjen e taksave ishte 36 milionë dollarë, por pavarësisht kësaj eksportet vijojnë të jenë në rritje./Tv Klan