Sëmundja e rrezikshme që prek gjedhët, Antraksi është shfaqur në zonën e Matit. Pak kohë më parë banorët e zonë u përballën me sëmundjen e Dermatozës Nodulare, e cila shkaktoi dëme të mëdha të fermerët e zonës. Pasi sëmundja u zhduk, fermerët u kompensuan nga qeveria me lopë të importuara.
Sëmundja e plasjes është shfaqur sërish dhe ka shkaktuar ngordhjen e parë, pikërisht tek gjedhët që kanë marrë si kompensim fermerët e dëmtuara nga Dermatoza Nodulare.
Një është shënuar në fshatin Frankth të Njësisë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit.
Banorët kërkojnë me ngulm që shteti të bëjë vaksinimin e gjedhëve të tjera.
Ndërkohë, mjeku i Shërbimit Veterinar pranë Zyrës së Bujqësisë Mat, Selman Kurti, tha se rasti është i konfirmuar nga Instituti i Lartë Veterinar.
Kurti tha se sëmundja është ngjitëse edhe tek njeriu në dy forma, të prekjes së gjedhit të infektuar dhe kur konsumon mishin e tij. Nisur nga kjo ai apelojë fermerët që të lajmërojnë menjëherë instancat nëse kanë ngordhje të papritura të gjedhëve.
Fakti që kjo sëmundje ka prekur një gjedhë të importuar, specialistët e lidhin me imunitetin e dobët të tyre në vendin tonë.